Zjarri i cili prej tre ditësh ka pushtuar Shëngjinin, ka përkeqësuar situatën me përhapjen e flakëve.
Për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuar sërish në disa zona të malit.
Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e resorteve dhe hoteleve në zonë. Situata e zjarreve aktive në QARKUN LEZHË, DATË 30.07.2024. 1. Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia admistrative Shëngjin, bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me përsonelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme. Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri. Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gatishmërisë, Drejtori Marrëdhënieve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior në AKMC, Z/Ministri i Mbrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC. Me gjithë praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi. Mësohet se prej orës 7 ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri.



