
Moti gjatë ditës së sotme do të vijojë të jetë i qëndrueshëm.
Ai përgjithësisht do të jetë me vranësira të pakta e mesatare gjatë ditës.
Në zonat luginore përsëri do të jetë e pranishme mjegulla e dendur.
Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet nga verilindja dhe veriperëndimi. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.



