“Në Shqipëri dominon sektori privat”, Dollenberg: Më shumë se gjysmën e pensionit të moshuarit e përdorin për të blerë medikamentet më të thjeshta

“Në Shqipëri dominon sektori privat”, Dollenberg: Më shumë se gjysmën e pensionit të moshuarit e përdorin për të blerë medikamentet më të thjeshta

Mjekja Aurora Dollenberg tha në studion e MCN Economy se në Shqipëri të moshuarit, gjysmën e pensionit të tyre e përdorin për të paguar medikamentet më të thjeshta. 

 

Më tej Dollenberg tha se në Shqipëri, në shëndetësi sektori privat dominon mbi atë publik.

 

Në Shqipëri është i ndarë qartazi sektori publik nga ai shtetëror. Në Shqipëri dominon sektori privat, në Gjermani është e kundërta. 

Në Shqipëri edhe për operacione akute ndonjëherë duhet të paguajmë mijëra euro. Në Gjermani është e pamundur që pacienti të paguajë në kohën kur është i siguruar.

Të moshuarit më shumë se gjysmën e pensionit e përdorin për të paguar medikamentet më të thjeshta. Shteti nuk e ofron më tetanozin. Është nxjerrë tetanozi nga sistemi shtetëror. 

Mbështetjet që japim ne, remitancat janë të domosdoshme se nuk ia dilet ndryshe.

Një nga kriteret pse nuk jemi bërë pjesë e BE është shëndetësia, standardi i saj. Niveli i mjekësisë sonë nuk është i standardizuara sipas protokolleve europiane. Nuk kemi asnjë raport, monitorim, kërkim dhe inovacion. Këto janë shtyllat kryesore që të bëhemi të krahasueshme me qendrat e tjera universitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy