‘Zjarret’, Peleshi: 3 mijë hektarë dëmi në sipërfaqe të gjelbra. Shefi i delegacionit të BE: Punë heroike (VIDEO)

‘Zjarret’, Peleshi: 3 mijë hektarë dëmi në sipërfaqe të gjelbra. Shefi i delegacionit të BE: Punë heroike (VIDEO)

Tashmë prej ditësh vendi ynë ka “luftuar’ me flakët që kanë përfshirë zona të ndryshme. Në një konferencë për shtyp nga Rinasi, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur falënderues për të gjithë vendet që ofruan ndihmën e tyre në këtë betejë me flakët.

Peleshi në fjalën e tij ka bërë me dije se vijon ende puna për shuarjen e vatrave aktive në disa zona të vendit por fatmirësisht shumë prej tyre tashmë janë nën kontroll.

Ai ka bërë me dije se veriu është dhe zona ku vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive, si në Pukë dhe në Lezhë, ndërsa bëri të ditur se një sipërfaqe e konsiderueshme toke është shkrumbuar, por fatmirësisht sipas tij pjesa më e madhe kanë qenë sipërfaqe me shkurre.

Në Bashkinë e Pukës, Mirditës, Kukësit, kemi ende vatra. Edhe pse jemi në mes të punës e çmoj të rëndësishme të shprehim falënderimet tona për partnerët që na janë gjendur. Dua të falenderoj BE, mekanizmat e saj, zyrat e delegacionit të BE në Tiranë, për një kundërpërgjigje të shpejtë për të përballuar zjarret. E padyshim dy vende të BE, miq të Shqipërisë, Holandën dhe Çekinë që na erdhën në ndihmë. Besoj se kemi bërë më të mirën, për të kombinuar ekspertizën nga një grup ekspertësh që punojnë me ne dhe një forcë ajrore që po punon. Ne po bëjmë më të mirën për të përmirësuar punën e bashkive tona, që disa kanë qenë në nivelin më të mirë ndërsa disa të tjera kanë dhe vërejte. Ne llogarisim deri në 3 mijë hektarë dëmin në sipërfaqe të gjelbra, nga të cilat 2300 hektarë kanë qenë shkurre pjesa tjetër pyje. Pushteti vendor është dhe përgjegjësi kryesor ndaj është e rëndësishme që të bëjnë të mundur që të kemi zero dëme.

Nga ana e tij shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin ka deklaruar se është bërë një punë heroike për shuarjen e zjarreve në vendin tonë, ndërsa ka shprehur mbështetjen e Bashkimit Europian dhe shteteve të saj anëtare.

Kjo punë ka 10 ditë menduam të takohemi dhe të shohim si është situata. E kemi parë këtë punë të madhe që është bërë nga Çekia dhe Holanda në bashkërendim me mekanizmin e BE për mbrojtjen civile. Në vijim të citoj ministrin e mbrojtjes i cili tha se puna mund të përshkruhet me fjalën heroike. Jam dakord, është një punë shumë e madhe ajo që është bërë. Tashmë kemi mundur ta kthejmë rrjedhën dhe situata të vihet nën kontroll. Ne si BE por dhe shtetet anëtarë të BE qëndrojmë këtu pranë jush duke u qëndruar krah për krah. Kemi filluar një program asistence me agjencinë e mbrojtjes civile që do vijojë. Është një program prej 5 milion eurosh për të mbështetur agjencinë kombëtare të mbrojtjes civile në mënyrë që të ketë të gjitha kapacitetet e duhura për ta bërë punën siç duhet.

Ndërsa Rogier Nouwen, i ngarkuari me punë i ambasadës së Holandës bëri me dije se dy helikopterët e sjellë në Shqipëri në ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes nga qeveria e Holandës do të jenë në dispozicion të autoriteteve shqiptare për shuarjen e zjarreve deri me datën 28 gusht. Nouwen tha se janë kryer 43 fluturime, dhe 106 orë fluturim, ndërkohë që shifra totale e ujit që është hedhur është 7000 litra.

Në fakt ka qenë kënaqësi që ti vijmë në ndihmë Shqipërisë të shpëtojmë jetë, por edhe parqet kombëtare të Shqipërisë. Në bashkëpunim të ngushtë me autoritet shqiptare kemi filluar punën e ngushtë me dy helikopterët që kemi sjellë. Kanë qenë oficerët tanë që në parkun Kombëtar të Llogarasë që arritën të sjellin situatën e zjarreve nën kontroll. Pastaj kanë punuar edhe në vende të tjera. Shumatorja e fluturimeve ka qenë 43 fluturime dhe 106 orë fluturime. Në total shifra uji që është hedhur është 7000 litra. Këta helikopterë kanë ardhur në Shqipëri për dy javë si dhe duke parë kërkesën që kemi pasur nga autoritetet shqiptare ato do të fillojnë punën e tyre në Shqipëri deri në datën 28 gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy