Cikloni Ianos ka shkaktuar tre viktima në shtetin fqinj Greqi.
Pas humbjes së jetës së një bariu 63-vjeçar shqiptar, janë gjetur edhe 2 persona të tjerë të vdekur, ndërsa 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ianos ka shkaktuar dëme të mëdha në Karditsa, Kefalonia e Kretë ku janë shembur shtëpi e ura dhe janë përmbytur rrugët.



