Covid-19/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve, 6 qytetarë humbin jetën

Covid-19/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve, 6 qytetarë humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1836 testime, 138 qytetarë kanë rezultuar pozitvë me Covid-19. Rastet janë regjistruar në këto bashki: 51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.

Janë 5349 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,436 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore     138

Të shëruar në 24 orë    189

Të shtruar në spitale    147

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore         1836

Testime totale       1,422,708

Raste pozitive        203,925

Raste të shëruara     195,436

Raste Aktive           5,349

Humbje jete           3,140

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      2516

Fier         651

Gjirokastër   538

Shkodër     371

Durrës       306

Elbasan      243

Berat        218

Vlorë        187

Lezhë        122

Korçë        97

Kukës        52

Dibër        48

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy