Gjata: Antikorrupsioni duhet të fillojë nga politika, ka më shumë të korruptuar se gjyqësori

Gjata: Antikorrupsioni duhet të fillojë nga politika, ka më shumë të korruptuar se gjyqësori

Juristi i njohur, Çlirim Gjata, thotë se administrata shqiptare është më e korruptuar se sa gjyqësori.

Gjata thotë se që reforma në drejtësi të ketë sukses, do të duhej të ishte ndryshuar më parë sistemi politik. Në një intevistë për “Orën”, Gjata shprehet se nga mënyra se si po bëhen ligjet, do të rezultojë ajo që do politika: një gjyqësor për të shpëtuar veten e vet.

Pjesë nga intervista

Ajo që unë kam ngritur si jurist, ne asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar faktin se administrata shqiptare, që përfaqësohet nga politika shqiptare është shumë më e korruptuar se gjyqësori sepse po të marrim shifrat, merrni ata gjyqtarë që janë kapur me korrupsion dhe çfarë shifrash ka dhe merrni tenderat qindra miliona euro dhe duket se korrupsioni nëse do matej në administratë do të ishte me vagona, ndërsa në gjyqësor është me trastë ose thasë. Gabim që u fillua nga gjyqësori çështja e antikorrupsionit. Për çfarë po krijohet ky gjyqësor i pavarur?

Që të fusë në burg “peshqit e mëdhenj”! Kjo politikë është e interesuar të ketë një gjyqësor të pavarur që të fusë veten në burg?! Të presin me sopatë degën e pemës ku është ulur vetë në të. Kush jep garanci që do ta krijojë këtë drejtësi të pavarur. Kjo do të kërkonte një sistem të ri të organizimit politik, një Kushtetutë të re. Dështoi Kushtetuta e ‘98-s. Duhet bërë parlamenti dy dhomësh me senat dhe Presidenti nga populli.

Mënyra se si po ndërtohen ligje, do të realizohet ajo që do politika, të krijojë një gjyqësor për të shpëtuar veten e vet. Korrupsioni gjyqësor është pasoja. Në 10 vjet shtet kemi ndryshuar 16 herë Kushtetutën. Kurrë nuk kemi pasur shtet stabël.

Vetëm nga 98-ta e kemi ndryshuar 6 herë. Ne po luftojmë pasojën, pa luftuar shkakun dhe hyjmë pastaj në një rreth vicioz. Askush nuk na ka dhënë garanci sot. Opozita duhej të dilte me drafte.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy