
Eksperti i Sigurisë Ergys Muzhaqi deklaroi përmes një lidhje “Skype” në studion e lajmeve të MCN Tv se Shqipëria nuk është në pozita të favorshme për t'iu përgjigjur detyrimeve që ka marrë ndaj MEK.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Muzhaqi tha se vendi ynë ka një klasë politike që nuk është në lartësinë e duhur për të marrë vendime të mira për mënyrën si negociohet një marrëveshje e një rëndësie të tillë siç është ajo për kampin MEK.
Në situata të tilla të jemi të qartë me çfarë lloj qasje i jemi futur marrëveshjeve. Është e vërtetë që pesha jonë në NATO është me vogël në krahasim me shtetet e tjera që kanë një peshë specifike më të rëndësishme, por s’do të thotë të marrim përsipër dhe gjera që i kemi të paqarta si do i zbatojmë. Në marrëveshje secili bën pjesën e tij, e rëndësishme të kemi të qartë pozicion e shtetëror në këtë marrëveshje.
Jemi në një situatë të tensionuar në prag të një lufte botërore, e rëndësishme që Shqipëria e shtete e tjera të kalkulojnë ku do pozicionohen, ne e kemi të qartë pozicionin krah NATO, por s’duhet të lemë pa bërë detyrat tona. Kur marrim përsipër detyrime të tilla si me MEK. Nuk jemi në pozita të favorshme për t’iu përgjigjur detyrimeve të tilla. Kemi një kastë politike që nuk është në lartësinë e duhur për të marrë vendime të mira jo për pozicionimin por për mënyrën si negociohet për mënyrën e marrëveshjes. Ky kamp nuk është një ambasadë. Duke qenë një problem i mprehtë me Iranin, por jo vetëm se Irani ka një bashkëpunim me Rusinë, edhe për Shqipërinë këto dy superfuqi e kanë konsideruar qartazi Shqipërinë armik. Rama thotë se jemi më të mbrojtur se kurrë, por pse të dhënat tona dolën.
Më tej, Muzhaqi tha se deklaratat e Ramës teksa shprehej që SHBA-të nuk i kanë plotësuar detyrimet e tyre janë të papërgjegjshme.
Mënyra dhe intensiteti që u godit Shqipëria tregon që kemi të bëjmë me një gjendje lufte kibernetike. Shtohet pesha e rëndësisë së goditjes duke pasur parasysh që jemi shtet anëtar i NATO-S. Këto deklaratat që dëgjojmë nga kryeministri, nuk na lejohet ky lloj diversioni. Nuk i lejohet kryeministri vendi i të cilit që ka pësuar një sulm luftë që ka përgjegjësia të mbajtura nga aleatët kur s’kemi pasur pikën e transparencën nga faktori i brendshëm. Të dalësh e të thuash që aleatët nuk i kanë bërë punën, që e dimë që Irani më ata e ka, nuk më duket e përgjegjshme.
Ne s’jemi të qartë se çfarë marrëveshje është bërë. S’jam i qartë që përballë kësaj kosto që kemi marrë si shoqëri cilat janë përfitimet, se nuk është logjike që kjo është e vetmja gjë që mund t’i ofrojmë NATO-s. A mos vallë pazari i vetëm është bërë që Rama duke pasur një opozitë të përcarë ka bërë një pazar që do qëndrojë i pacenuar në pushtetin e tij. Është i rëndë si aludim po duhet bërë të paktën nga pjesa e pavarur e analistëve.



