“Ambasada ruse në stilin sovjetik”, Berisha: 4 miliardë dollarë nga Gazprom që të hiqja dorë nga TAP-i

“Ambasada ruse në stilin sovjetik”, Berisha: 4 miliardë dollarë nga Gazprom që të hiqja dorë nga TAP-i

Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të ambasadës ruse, pasi kjo e fundit kërkoi të dinte sa para kishte kërkuar ish-kryeministri nga Gazpromi rus. Berisha e konsideron reagimin e ambasadës tipik provokativ, të stilit sovjetik, ndërsa sqaron se Gazprom dhe Rusia përdorët linjat korruptive të gazit për të bllokuar TAP-in.

Berisha ka treguar disa nga investimet që ofroi pala ruse vetëm që Shqipëria të hiqte dorë nga projekti i TAP-it. Mes të tjerave ai tregon se u refuzua një investim prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

 

DEKLARATA

Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli

nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:

“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.

-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.

-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.

Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy