Basha pranon gabimin me listën: U detyrova të marr një vendim personal

Basha pranon gabimin me listën: U detyrova të marr një vendim personal

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka komentuar një nga vendimet më të kundërshtuara si kryetar partie. Gjatë emisionit “Top Story”, Basha foli për listën e deputetëve dhe mënyrën si u bë përzgjedhja e tyre vetëm pak orë pas marrëveshjes me Ramën. Basha u shpreh se përgjegjësitë për humbjen në zgjedhje i takojnë atij.

 “Gjithçka ka ndodhur në një kontekst të veçantë dhe një afat kohor të kufizuar. U detyrova të marr një vendim personal dhe këtë nuk e kam fshehur. Ditën kur kam marrë këtë vendim, kam thënë që kjo është hera e fundit kur kryetari i PD bën listën e deputetëve. Besoj që kjo që këtej e tutje do të jetë e drejta e anëtarësisë. Ka qenë një kthesë e fortë 90 gradë nga një protestë te një marrëveshje politike, që kaluam nga gjendja e protestës në fushatë. Unë nuk e kam fshehur asnjëherë këtë. Absolutisht që janë përgjegjësitë e mia dhe përgjegjësitë e mia janë kryesore si kryetar i PD. Ajo që dua të them sot, është që në nivelin taktik ka gjëra që duhet të ishin bërë ndryshe. Në nivelin politik nuk ka patur asnjë kompromis në kurriz të shqiptarëve”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy