Ish-kryeministri italian Matteo Renzi po përpiqet për një rikthim politik duke synuar për të rimarrë lidershipin e partisë Demokratike të qendrës së majtë. Renzi ishte kryeministër italian për gati tre vjet, derisa ai dha dorëheqjen në dhjetor, pas humbjes së një referendumi mbi reformat e tij kushtetuese.



