Ka nisur para Bashkisë Tiranë protesta e 17-të e opozitës.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak nga radhët e opozitës, Dorian Teliti Dorian Teliti tha gjatë fjalës së tij në se nuk ka dhe nuk do të ketë amnisti për ata që shkatërrojnë Tiranën dita-ditës.
Nuk ka amnisti për ata drejtorë që në bashkëpunim kanë gllabëruar mbi 30 milionë euro të buxhetit.
Nuk do të ketë amnisti për ata që po shkatërrojnë Tiranën dita-ditës.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha është koha që qytetarët të marrin në dorë fatet tona.
Kemi të bëjmë me një shtet që bazohem mbi vjedhjen dhe terrorin e qytetarëve. Është koha të marrim në dorë fatet tona, ta arrestojmë ne Veliajn dhe ta çojmë aty ku ndërtoi pasurinë e paligjshme. Vendi i Veliajt do të jetë vetëm në Sharrë.



