
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar së fundmi se Boeing do të ndërtojë avionin luftarak të ardhshëm të Forcave Ajrore amerikane, i cili do të quhet F-47.
Ilir Kulla, analist i çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare, dha në emisionin Zonë e Lirë", të moderatorit Arian Çani, në MCN TV, një përshkrim të detajuar për këtë avion të ri, duke e quajtur atë një avion të gjeneratës së 6-të, me aftësi teknologjike të avancuara dhe me potencial për të ndryshuar mënyrën se si zhvillohen luftërat moderne.
Avioni F-47 do të jetë i padukshëm, me shpejtësi që arrin deri në 3600 km në orë, dhe do të jetë një avion gjuajtës që përdor hidrogjen si karburant, duke ofruar një shpejtësi të lartë dhe konsum më të ulët të karburantit, dhe do tw funksionojw pa pilot, me AI.
Kulla tha se ky avion është projektuar për luftë të mundshme ndërkontinentale, duke u bërë një nga avionët më të fuqishëm dhe të frikshëm në historinë e aviacionit ushtarak.
F-47 do të jetë i pajisur me dy motorë dhe do të përdorë karbon në vend të titanit, duke e bërë atë më të lehtë dhe më të qëndrueshëm. Ky material e ndihmon avionin të jetë më i qëndrueshëm në fluturim dhe më të lehtë për manovrim.
Një tjetër karakteristikë e veçantë e këtij avioni është përdorimi i AI (Inteligjencës Artificiale), e cila do ta mundësojë operimin e avionit pa pilot.
Avioni do të shoqërohet nga 5 dronë, duke krijuar një sistem të avancuar të mbështetjes dhe monitorimit. AI do të sigurojë lidhjen me satelitët, duke mundësuar kontroll dhe komandë në kohë reale nga qendrat e komandës, duke ofruar një nivel të ri të operacioneve ushtarake.



