
Forca e Hapësirës mund t’u kushtojë amerikanëve 12.9 miliardë dollarë. Projekti i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, sipas një dokumenti të Air Force, që CNN ka mundur të sigurojë, parashikon kosto shtesë dhe krijimin e një dege të re ushtarake brenda vitit fiskal 2020. Bashkë me zyrat përkatëse, kostoja arrin në 3.32 miliardë dollarë.
Në dokument thuhet se Space Force do të ketë një personel prej 13 mijë punonjësish.
Në një memorandum që shoqëron propozimin, Sekretarja i Forcës Ajrore, Heather Wilson, i bën thirrje Kongresit të autorizojë dhe të financojë krijimin e një selie të Forcës Hapësinore në vitin fiskal 2020.
"Kjo do të ndërtonte themelin e departamentit të ri të parë, duke na lejuar të transferojmë personelin dhe programet në VF21 pas miratimit të Kongresit", shkruante ajo në një memo të datës 14 shtator.
Propozimi rekomandon që të krijohet dhe të financohet një Sekretariat i Forcës Hapësinore, stafi qendror, kontigjenti i Forcës së Hapësirës dhe një komandë luftarake në hapësirë para se ndonjë personel hapësinor nga degët e tjera ushtarake të transferohen në Forcën Hapësinore.
Kjo e çon përpara idenë e Trump për Forcën e Hapësirës, e cila kur u propozua disa muaj më parë, shumë njerëzve u tingëlloi si shaka e isnpiruar nga Lufta e Yjeve e kohës kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte Ronald Reagan.



