Zgjohu me MCN / Veterinarja Mebelli sjell këshillat për marrjen e një qeni dhe maceje, si anëtar të ri në familje

Zgjohu me MCN / Veterinarja Mebelli sjell këshillat për marrjen e një qeni dhe maceje, si anëtar të ri në familje

Marrja e një qeni ose mace në familje paraprakisht duhet të merret me miratimin dhe këshillimin e  veterinarëve që të dimë të presim anëtarin e ri në familje.

Veterinarja Ornela Mebelli, në një intervistë në “Zgjohu me MCN”, solli në vëmendje detyrat dhe normat që duhen të plotësohen gjatë marrjes së një kafshë shtëpiake, të domosdoshme për një mbarëvajtje të shëndetshme të qenit ose macës, por edhe mënyrat e sjelljes së anëtarëve të familjes me atë kafshë.

Nëse duam të marrim një qen ose një mace, si një anëtar të ri, normalisht që familja duhet të lexojë shumë mbi kafshën që do marrin në shtëpi, i cili duhet të jetë i përshtatshëm me ambientin ku do jetojë, të jetë i përshtatshëm me temperamentin dhe kohën që do kenë në dispozicion duke qenë se ky qenushi dhe kjo mace do një kohë të caktuar që tu vihet në dispozicion të tyre.

Diçka tjetër që do kemi parasysh në momentin që vij një qenush ose një mace në familjen e re, është koha që duhet t’ia angazhojmë pranë veterinerit, koha që  duhet ti kushtojmë daljeve, shëtitjeve, çfarë qime ka qeni në mënyrë që të dihet nëse do mirëmbahet në një kohë të caktuar dhe gjithashtu duhet të kemi parasysh edhe në momentin se ky lloj qenushi do të ketë një problem të mëvonshëm shëndetësor.

Te macet është pak më e thjeshtë duke qenë se mbahen më kollaj, janë më të pavarura në raport me qenushët, pjesa më e madhe e tyre qëndrojnë vetëm në shtëpi, familja duhet ti mendoj të gjitha këto lloj aspektesh përpara se të vendos të marrë një qenush dhe mace.

Diçka tjetër që duhet të marrim parasysh është që duhet ndjekur vaksinat, trajtimi parazitar, duet marrë një lloj ushqimi në mënyrë që edhe rritja të jetë pjese e mirë të mos ketë probleme shëndetësore.

Pra janë informacione që familja duhet ti marrë pranë veterinerit, për racën që ka ose edhe te tjera, përpara se të marrë vendime të kësaj natyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy