Deputeti i Partisë Demokatike Luan Baçi tha në studion e MCN Live se me raportin që ka nxjerrë OSBE/ODIHR ka bërë mosnjohjen e zgjedhjeve.
Sipas Baçit, raporti ka paraqitur të gjitha shkeljet e rënda.
Me raportin që ka nxjerrë OSBE/ODIHR ka bërë mosnjohjen e zgjedhjeve. Nuk ka zgjedhje që të pranohen me atë raport të OSBE/ ODHIR.
Raporti të lë pa fjala për mënyrën si i ka paraqitur të gjitha shkeljet e rënda për një palë zgjedhje që nuk mund të quhen zgjedhje. Fjala e duhur është që PD i ka etiketuar, farsë elektorale.
Kanë rënë zgjedhjet. OSBE nuk certifikon zgjedhjet. OSBE të thotë që këto zgjedhje janë të pabarabarta, nuk janë të lira.
OSBE ka thënë të gjitha ato që ka thënë PD. A E ka bërë detyrën PD? Po! Po media? Edhe media. A duhet më shumë? Po duhet më shumë nga e gjithë shoqëria.
Më tej Baçi tha se në PD nuk po rebelohet askush.
Askush nuk po rebelohet në PD. Nuk e quaj rebelim çdo mendim ndryshe dhe çdo propozim që vjen nga kushdo në PD.
Berisha është kryetari i PD. Vitin tjetër do të ketë zgjedhje. Besarti apo çdokush tjetër mund të garojë përballë Berishës, ta sfidojë dhe ta fitojë. Unë them fiton Berisha, do votoj për Berishën. Besarti dhe shumë të tjerë duhet të fillojnë nga vetja një herë dhe pastaj tek kryetari i PD-së.



