Izraeli i ka propozuar Hamasit një pauzë humanitare njëjavore në këmbim të kthimit të 35 pengjeve të mbajtura nga lëvizja fondamentaliste islamike palestineze, duke përfshirë të plagosur, gra dhe të moshuar.
Lajmin e raportoi CNN , duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.
Bëhet me dije se zyrtari amerikan nuk pranoi të komentojë nëse udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, i ishte përgjigjur propozimit të fundit të Izraelit për lirimin e pengjeve.
Grupi prej 35 pengjeve mund të përfshijë tre të moshuarit e rrëmbyer nga Kibbutz Nir Oz në jug të Izraelit, pranë kufirit me Rripin e Gazës, të cilët së fundmi u shfaqën në një video të publikuar nga krahu ushtarak i Hamasit.



