Ligji i ri, ja privilegjet që do të gëzojnë ish-presidentët

Ligji i ri, ja privilegjet që do të gëzojnë ish-presidentët

Një ligji i ri i hartuar në institucionin e Presidentit parashikon privilegjet që do të gëzojnë ish-presidentët. Sipas ligjit, ish-­presidentët, përfshirë Sali Berishën, Rexhep Mejdanin, Alfred Moisun dhe Bamir Topin, përfitojnë banesë, roje personale, staf mbështetës, ambiente zyre, tituj të përjetshëm etj., raporton “Shqiptarja.com”.

Nga ligji do të përftojnë edhe familjarët e presidentit dhe ish-presidentëve. Konkretisht, projektligji parashikon që, personi i cili ka shërbyer si President i Republikës do të mbajë titullin e Presidentit të Republikës përjetë, përveç raste kur gjykata vendos heqjen e titullit. Po ashtu, Presidentit i cili ka përfunduar mandatin e tij, i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë. Ligji i ri parashikon gjithashtu që Presidentëve u sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve, në varësi të ministrisë përgjegjëse për rendin publik.

Ish­presidentët, sipas ligjit të ri, do të përfitojnë zyra dhe staf. Neni 64 i ligjit të ri parashikon gjithashtu se, pas mbarimit të funksionit, Presidenti i Republikës dhe anëtarët e tjerë të familjes ruajnë privilegjet dhe pasaportat diplomatike. Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ka të drejtë për shpenzimet materiale për nevojat e realizimit të aktiviteteve të tij. Këto shpenzime sigurohen nga buxheti i shtetit, në përputhje me procedurën e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. “Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës pas mbarimit të mandatit, pensionin e përcaktuar në këtë ligj, të zvogëluar në masën 50%, e gëzojnë bashkëshortja e tij dhe fëmijët e mitur, deri në mbarimin e shkollimit të rregullt, respektivisht deri në moshën 25-vjeçare”, thuhet në ligj. Presidentit të Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, përveç rastit të shkarkimit, në rast sëmundje, shpenzimet mjekësore të tij dhe të familjes i mbulohen nga buxheti i shtetit. Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ceremonia mortore kryhet me nderime shtetërore dhe shpenzimet e shtetit, nëse nuk ka shprehur dëshirë tjetër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy