Zjarret/ Situatë e agravuar në Livinë të Finiqit, evakuohen banorët e moshuar (VIDEO)

Zjarret/ Situatë e agravuar në Livinë të Finiqit, evakuohen banorët e moshuar (VIDEO)

Një situatë e agravuar si pasojë e zjarreve është paraqitur sot në fshatin Livinë të Bashkisë së Finiqit, në Jug të vendit.  Korrespondentja Jonida Qirko bën me dije për edicionin e lajmeve në MCN TV se është dashur ndërhyrja nga ajri për normalizimin e situatës. Disa banorë, kryesisht të moshuar janë evakuuar, duke u zhvendosur te banesat e të afërmve. Ndërkohë një i  moshuar është dërguar në qendrën shëndetësore të Sarandës, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. 

Që prej ditës së martë, Bashkia e Finiqit, disa fshatra të saj janë në pushtetin e flakëve. Gjendja është agravuar sot në fshatin Livinë, ku ka pasur ndërhyre urgjente nga ajri dhe evakuim të banorëve.  Flakët agresive ishin duke iu afruar banesave. Për më tepër që këto zona janë të banuara nga persona të moshës së tretë dhe për këtë arsye ka qenë një ndërhyrje akoma më e shumtë nga zjarrfikësit dhe forcat e emergjencës. Rreth orës 13:00 ka pasur një izolim total të vatrave të zjarrit, ndërsa këta ta moshuar janë larguar te të afërmit. Në një rast kemi pasur një të moshuar që është dërguar në qendër shëndetësore në Sarandë, pasi ka pasur probleme me mushkritë. Është ndërhyrë nga ajri me helikopter dhe një avion kroat. Ka pasur djegie të konsiderueshme të kullotave, ullinjve dhe pemëve frutorë. Tani situata është përmirësuar goxha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy