Evarist Beqiri, jurist tha në studion e MCN Informacion se për Iranin mosdorëzimi është një lloj fitoreje.
Irani ka dekada që përgatitet për këtë ditë. Mesa duket ka qenë i mirë përgatitur. Duke pasur parasysh, intensitetin e sulmeve, goditjet e fuqishme ajrore, të flotës ajrore dhe sërish ata vijojnë të prodhojnë dronë dhe raketa, edhe pse kanë harxhuar me mijëra në këtë ditë, kanë mundësi të bëjnë luftë asimetrike. Iranit i mjafton të mos dorëzohet, kjo është fitore, se luftën nuk mund ta fitojë.
Enri Ceno, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD tha në se nëse lufta në Iran vijon do të sjellë krizë energjetike, ekonomike dhe migratore.
Sjell një krizë energjetike. Kjo pasohet me inflacion dhe krizë ekonomike. Nëse kjo luftë do zgjasë do sjellë inflacionin dhe krizë ekonomike. Ajo që është më e rrezikshme është një krizë migrative, do të ketë emigracion, njerëz që largohen. Europa akoma po kalon krizën e emigrantëve të Sirisë.



