Aeroporti i Vlorës/ Dredha: Do bëhet funksional në qershor, do sjellë edhe turizëm elitar. Është shtuar interesi i investitorëve në fushën e hotelerisë

Aeroporti i Vlorës/ Dredha: Do bëhet funksional në qershor, do sjellë edhe turizëm elitar. Është shtuar interesi i investitorëve në fushën e hotelerisë

Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se sipas planeve aeroporti i Vlorës do të hapet në muajin qershor.

Drupal Ad

 

Sipas Dredhës, ka vëmendje të shtuar nga investitorët për sektorin e hotelerisë.

Shpresojmë të hapet deri në muajin qershor, pra të bëhet funksional. Ka vështirësitë e veta, por duket që puna ka marrë atë ritëm që duhet. Ndryshon komplet mendësinë e të bërit biznes në Vlorë. Ky investim është nga më kolosalet që janë bërë në qytetin e Vlorës, edhe strategjik po të doni.

Ky vetëm jo ndryshoje pjesën e të gjithë zinxhirit të investimeve në qytetin e Vlorës sepse me atë aeroport do të lidhen dhe shumë investime të tjera që i vijnë për ndihmë ndërkohë që hapin dhe hapësira të reja për vende pune në qytetin e Vlorës. Ky aeroport hap rreth 2 mijë vende të reja punë. Rinia do të ketë mundësi se ku mund të gjejë një të ardhme të qëndrueshme. Hotelet që i diskutojmë shpesh, shohim që ka vëmendje të shtuar nga investitorët që të investojnë në këtë sektor. Duke nisur nga ky vit do të fillojë puna konkrete sa i përket këtij sektori. Ekonomi sjell patjetër dhe është ekonomi e cila e vendos Vlorën në ingranazhin e madh të ekonomisë shqiptare.

Dredha tha se ideja nuk ka qenë vetëm për Vlorën, por për të gjithë jugun.

Logjika ka qenë shumë e qartë, Vlora lidh gjithë jugun dhe jo pa qëllim po bëhen investime infrastrukturore në të njëjtën kohë, rrugët po bëhen shumë të mira, tuneli që ka shkurtuar shumë distancë kohore për t’u lidhur me pjesën tjetër të jugut, deri në Sarandë.

Është efekt domino, patjetër që do të ketë dhe turizëm elitar. Po bëhet një marinë në qytetin e Vlorës, do të marrë kohën e vet por ka filluar të ndërtohet, ashtu siç ka dhe interesa të tjera të shprehura sa i përket investimeve tashmë, bëhet fjalë për ishullin e Sazanit, por qoftë edhe në Zvërnec që do jenë investime që mund të akomodojë këtë lloj tipologjie turisti.

Sipas Dredhës, është urgjente bërja e një terminali autobusësh në Vlorë.

Ne kemi në fokus kryesor dhe duhet të marrim masa sa më shpejt. Të bëjmë një terminal të mirëfilltë autobusësh në qytetin e Vlorës se rregullon trafikun. Duhet të shtojmë parkingjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy