
Kosova I ka ndaluar hyrjen në territorin e saj ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Konfirmimin e ka dhënë edhe vetë Ministria e Jashtme e Kosovës, ndërsa shkak për ndalimin e hyrjes së Vulin në Kosovë, janë bërë deklaratat e tij nacionaliste kundër Kosovës.



