Mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot provimit të katërt të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje.

Provimi nis në 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta.

Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Për të siguruar mbarëvajtjen e provimeve janë vendosur në dispozicion rreth 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 17 qershor provimit të Matematikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy