
Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i zjarreve në Fairview, Hemet County, Kaliforni duke u përhapur në 8,100 hektarë.
Zjarri shpërtheu pak pas orës 02:00 me orën lokale, të hënën dhe po përhapet me shpejtësi, ndërsa autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve.
Vetëm 5% e zjarrit është vënë tani në kontroll, sipas një deklaratë të departamentit të zjarrfikësve.
Nëntë ekipe zjarrfikëse, gjashtë avionë, katër helikopterë dhe 265 zjarrfikës janë në gatishmëri për të vënë nën kontroll zjarrin, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Riverside.
Javën e kaluar një zjarr i madh në Kaliforninë Veriore shkatërroi rreth 16,200 hektarë, duke shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa.
#BREAKING: Large Brush fire has broken out with multiple homes on fire
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) September 6, 2022
#Hemet l #California
Right now Multiple firefighters and authorities are dealing with A 500-acre brush fire that has broken out near Hemet CA with at least 6 structures on fire pic.twitter.com/jHVFQKq5Wx



