Emoji-t, këto hieroglife të modernitetit

Emoji-t, këto hieroglife të modernitetit

Tom Standage

Mijëra vite pasi egjiptianët gdhendën në gur hieroglifet e para, përhapja e emoji-ve duket se po na rikthen në një sistem shkrimi të bazuar te imazhi. Kjo mund të duket si kthim në një formë komunikimi më primitive, fëminore. Por nuk është e tillë, sepse si hieroglifet, edhe emoji-t janë shumë më të fuqishme se sa duken.

Për shembull, hieroglifi që përdorej të treguar gojën nuk kishte thjesht kuptimin "gojë"; do të thotë gjithashtu "në drejtim të...". Hieroglifet ishin një sistem i plotë shkrimi që mund të shprehte ide komplekse.

Kjo mund të mos jetë e vërtetë për emoji-t. Por, ndërsa ato nuk mund të përdoren për të përcjellë me saktësi atë që thuhet në Deklaratën e Pavarësisë, le të themi, në të njëjtën kohë mund të kenë një gamë të fuqishme shprehëse. Të dërgosh një emoji në formë zemre, një ngritje shpatullash apo sy të perënduar është tjetër gjë nga përshkrimi me fjalë. Çfarë kuptimi kanë ato saktësisht? Shpesh është e vështirë ta thuash me fjalë. Emoji-t janë të dobishme pjesërisht sepse ato sjellin emocione, në vend që t'i shprehin ato. Sondazhet tregojnë se shumë njerëz (përfshirë një të tretën amerikanëve të lindur pas viteve ‘80) e kanë më të lehtë ta shprehin me emoji atë që ndiejnë sesa me fjalë. Dhe ndryshe nga hieroglifet, emoji-t mund të përdoren dhe të kuptohen nga kushdo.

Emoji gjithashtu ka përfitime më pak të dukshme. Emoji të reja vijojnë t’i shtohen bashkësisë dixhitale globale, Unicode, muaj pa muaji. Askush nuk dëshiron të mbetet pas, në një kohë kur miqtë përreth na i stolisin tekstet me to, kështu që e përditësojmë softuerin e tyre dhe marrim me to edhe sigurinë e shtuar. Emoji-t e kanë bërë internetin më të sigurt.

Kërkesa për emoji do të thotë që më shumë softuerë po bëhen të përputhshëm me Unicode, duke u dhënë përdoruesve akses jo vetëm në emoji të rinj, por edhe me alfabete të pazakonta si Cherokee, që lançohet së bashku me ta. Kjo mund të ndihmojë në mbajtjen gjallë të gjuhëve të rrezikuara. Përdorimi i hieroglifëve egjiptianë mijëra vjet më parë kishte kuptimin e ruajtjes së njohurive, që përndryshe do të kishin humbur. Përdorimi që ne u bëjmë emoji-ve sot mund të përfundojë duke pasur të njëjtin efekt. / The Economist /  Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy