Video/ Kthehen mbrapsht rreth 80 tifozë problematikë në Portin e Durrësit

Video/ Kthehen mbrapsht rreth 80 tifozë problematikë në Portin e Durrësit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kthyer mbrapsht rreth 80 tifozë problematikë, të cilët kanë mbërritur në portin e Durrësit, pas orës 2 të shoqëruar nga policia.

Kjo ka sjellë edhe vonesë në nisjen e tragetit të linjës Durrës-Bari. Ai është nisur me afro 6 orë vonesë, rreth orës 05.00 të së mërkurës, pasi janë imbarkuar edhe 80 tifozët problematikë.

Burime portuale bëjnë me dije se imbarkimi i tifozëve në traget nuk ka kaluar pa probleme. Një pjesë e tyre janë regjistruar manualisht për t’u hedhur më pas në sistem.

Ndërsa, identifikimi është bërë në bashkëpunim me Interforcën dhe ambasadën italiane.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë sjellë 1100 udhëtarë, ndërsa ai nga Ankona 214. Midis tyre kanë qenë edhe rreth 700 tifozë italianë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy