Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, i thirrur për kallëzimin për shpifje nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Kallëzimi erdhi pas deklaratave të Berishës dhe Malltezit se gjyqtarja Irena Gjoka ka marrë 500 mijë euro nga grupet kriminale, përmes një eksponenti politik, për të ndikuar te një vendimmarrje.
Gjoka ka paditur për shpifje Berishën dhe Malltezin.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
“Në detyrim të përgjigjes ndaj një fletëthirrje të dërguar nga prokurori Elvin Gogaj, ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK, shoqëruar nga avokati i tij, pasi cdo deklarim ka vlerën e provës. Bëhet fjalë për një denoncim publik, znj. Argita Malltezi ka folur se në media është raportuar se gjyqtarja Irena Gjoka, nëpërmjet një eksponenti politik ka marrë nga grupet kriminale 500 mijë euro për të ndikuar tek një vendimmarrje. Është riartikuluar edhe nga z.Berisha ky qëndrim dhe SPAK kërkon të dhëna për këtë deklaratë. Hetimet kanë nisur nga prokurori Gogaj pas kallëzimit të bërë nga Irena Gjoka, që ka paditur për shpifje Berishën dhe znj.Malltezi. Ata kërkojnë që ata dënohen pasi deklarata e tyre është e pavërtetë. Z. Berisha ka denoncuar dhe ka sjellë prova e fakte gjyqtarja Gjoka ka fshehur në formularin e dekriminalizimit të dhëna që e kompromentojnë situatën e saj juridike përballë drejtësisë. Hetimet janë në fazën e mbledhjes së deklarimeve të personave që kanë dijeni për rrethanat e një vepre penale”.



