Vetoja bullgare që penalizoi edhe Shqipërinë/ Sllovenia: Presim kompromis mes Sofjes dhe Shkupit në tetor

Vetoja bullgare që penalizoi edhe Shqipërinë/ Sllovenia: Presim kompromis mes Sofjes dhe Shkupit në tetor

Presidenti slloven, Borut Pahor, thotë se shpreson se një zgjidhje për bllokadën bullgare të Maqedonisë së Veriut do të gjendet së shpejti dhe se kjo do të "rikthejë besueshmërinë dhe besimin në BE".

Pahor thotë se kjo mund të arrihet në samitin e tetorit, i cili do t’i hapë derën për bisedimet e anëtarësimit Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ne të gjithë e kuptojmë kompleksitetin e këtij procesi. Theks i veçantë vihet çështja e një kompromisi që do të pranohej nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Ky është një nga rezultatet e pakta të matshme të presidencës sllovene", citohet ai nga Euractive.

“Nëse kemi sukses, gjë që nuk do të jetë e lehtë, atëherë mund të themi se kemi bërë shumë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor sepse do të forcojmë besimin në besueshmërinë e Unionit, i cili më pare i premtoi Maqedonisë së Veriut se, nëse i përmbush të gjitha kushtet në lidhje me bllokadën greke, ajo do të marrë 'dritën jeshile' për fillimin e negociatave", shtoi presidenti slloven.

Deklarata e Pahor, vendi i të cilit ka presidencën e BE-së, erdhi gjatë një takimi që ai pati me presidentin kroat dhe atë austriak. Presidenti kroat Zoran Milanoviç, theksoi se nuk duhet të vendosen kushte të pamundura për Maqedoninë e Veriut. Presidenti austriak Aleksandër Van der Bellen njoftoi se së shpejti do të diskutojë çështjen me presidentin bullgar Rumen Radev.

Arritja e një kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapte kësaj të fundit dritën jeshile për negociatat, një hap ky i shumëpritur edhe për Shqipërinë, e cila ndodhet në të njëjtin stad.

Në mbledhjen e fundit të Ministrave të Jashtëm në Luksemburg, në qershor, nuk u arrit dakordësi për caktimin e datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Pavarësisht se shtetet ishin pro Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ka bllokuar vendin tonë.

Ideja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është refuzuar, duke bërë që të dy vendet të mbeten të lidhura ngushtë në rrugën e tyre drejt BE-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy