Shpërthimi në një ndërtesë në Gjermani plagos 25 persona

Shpërthimi në një ndërtesë në Gjermani plagos 25 persona

Një shpërthim në Gjermani shkatërroi një ndërtesë gjatë natës në qytetin perëndimor të Wuppertal, duke plagosur të paktën 25 persona. Policia gjermane thotë se katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. 

Shpërthimi shkatërroi ndërtesën pak para mesnatës, tha policia, duke lënë pjesë të strukturës së djegur.

Zjarri më pas ka kapluar ndërtesën disa katërshe dhe zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi për ta shuar zjarrin, pasi pjesë të ndërtesës kanë kolapsuar.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shpëtojnë katër persona që ishin brenda ndërtesës dhe sipas mediave vendase ata kanë pësuar lëndime të rënda.

Ndërkaq, 21 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia gjermane tha sot se ende nuk kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, ndërkaq hetimet për të gjetur shkakun e shpërthimit, kanë nisur.

Shpërthimi la një gropë të madhe ku ndodhej ndërtesa, me banesa që ndodhen në rrezik dhe automjetet të shtypura nga mbeturinat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy