
Arkitektet Fiona Mali dhe Irola Andoni të ftuara në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, folën mbi një skemë tashmë të njohur jashtë vendit ku qytetarë të ndryshëm bëhen bashkë për të krijuar një komunitet dhe për të ndarë së bashku ambiente të përbashkëta.
Ndërkohë në Shqipëri qytetarët janë kthyer në konsumatorë të metrave katrorë.
Ne mendojmë që e drejta mbi qytetin nis nga dy fqinjë që flasin se si të përmirësojnë lagjet e tyre. Ne tani jemi thjesht konsumatorë të metrave katrorë dhe asgjë më shumë. Ne blejmë gjithnjë e më shumë, interesohemi për materialet e apartamentit tonë dhe sa komod do të jemi. Por cështja është që duke parë se cfarë bëjnë shtetet e zhvilluara nga ana sociale jemi shumë mbrapa.
Shtetet si Danimarka dhe Suedia tani po krijojnë lagje që të jetojnë bashkë dhe këto quhen komunitete të qëllimshme.
Janë njerëz që qëllimisht krijojnë një komunitet dhe ta bëjnë sic duan vetë. Ndërsa ne thjesht blejmë metra katrorë.
Ky është shqetësimi ne nuk kemi një qytet tonin. u shpreh Fiona Mali.
“Incimi i tyre ka qënë në vitet 60’ 70’ në vendet e zhvilluara si Gjermania e Danimarka që njohin mbi 500 skema të tilla të ndryshme. Ku banorët bashkohen bashkë për të ndërtuar shtëpitë e tyre për ti ndarë me njëri-tjetrin, që mund të jetë një park i përbashkët, një kuzhinë e përbashkët apo një kënd lojrash.”, u shpreh Irola Andoni.



