“Nga trotuari te mungesa e veprimit shtetëror”, Haxhiu: Faktorët që çojnë në aksidentet me fatalitet në rrugë

“Nga trotuari te mungesa e veprimit shtetëror”, Haxhiu: Faktorët që çojnë në aksidentet me fatalitet në rrugë

Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, analisti Baton Haxhiu ka ngritur shqetësime të forta lidhur me shkaqet e aksidenteve rrugore dhe mënyrën se si shoqëria dhe institucionet reagojnë ndaj tyre.

 

Ai i ndau faktorët kryesorë në katër kategori, duke nisur nga mungesa e hapësirave për fëmijët deri te reagimi i vonuar institucional. Sipas tij, problemi nis që në infrastrukturë.

 

Loja në trotuar tregon se kemi mungesë të vendit për lojë, mungesë të infrastrukturës… fëmijët e kanë trotuarin vetëm.

 

Më tej, Haxhiu theksoi se toleranca ndaj shkeljeve rrugore dhe moszbatimi i ligjit krijojnë një kulturë rreziku.

 

Kemi tolerancë ndaj shkeljes së përditshme të ligjit… dhe kjo ka qenë e përqendruar një kohë të gjatë, duke shkaktuar aksidente me fatalitet.

 

Në analizën e tij, një tjetër element i rëndësishëm është mungesa e ndërgjegjes qytetare.

 

Nuk ka respekt për fëmijën, nuk respektohet një kalim, gjëra elementare për një shoqëri funksionale.

 

Ai gjithashtu kritikoi reagimin publik dhe institucional pas aksidenteve, duke e cilësuar si të përsëritur dhe pa efekt real.

 

Deklaratat publike vijnë… presidenti, kryeministri, opozita… por veprimet janë gati të pakta. Pastaj gjithçka përfundon me lajme dhe ngushëllime.

 

Në fund, Haxhiu vuri në dukje se debati publik shpesh mbetet sipërfaqësor dhe pa vazhdimësi, duke mos sjellë ndryshime konkrete në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy