Buxhuku: Nuk luftohet inflacioni në mënyrë efikase duke shtrënguar kreditimin

Buxhuku: Nuk luftohet inflacioni në mënyrë efikase duke shtrënguar kreditimin

Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku thotë se problemi i kreditimit të ekonomisë shqiptare lidhet me disa parametra të cilat kjo ekonomi ofron.

Buxhuku deklaroi se kreditimi nuk është bamirësi dhe se nëse do mendojmë sikur bankat janë institucione bamirëse që japin para gratis, gabojmë, pasi bankat janë pjesë e një sistemi ekonomik dhe financiar që duhet të harmonizohtn funksionet.

Ai sqaroi se Banka e Shqipërisë në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar ka bërë një shtrëngim të kreditimit, duke shtrënguar normën bazë të interesit.

Arsyeja ishte nga një trysni e institucioneve ndërkombëtare me në krye FMN, por edhe shqetësimi i Bankës së Shqipërisë, për shkak se inflacioni ishte në rritje.

Dhe Banka e Shqipërisë, siç veprojnë institucionet e tjera ndërkombëtare, pa rritjen e normës së interesit.

Kjo e rrit vështirësinë e marrjes së kredisë se të gjitha bankat e nivelit të dytë do e rrisin normën.

Nëse rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë është mënyra efikase për të luftuar inflacionin apo jo. Kjo është pyetja që duhet shtruar.

Norma e inflacionit vlerësohet mbi 4%. Unë mendoj se mund të jetë më e lartë, por po e marrim kaq sa e thonë zyrtarisht.

Duke përdorur mekanizmin e lëvizjes së politikës monetare të normës bazë të interesit, kjo do të ulë sasinë e parave që janë në qarkullim.

Kryesorja është që tek ulja e masës së kreditimit. Sistemi ekonomik në Shqipëri nuk i përngjan sistemeve ekonomike të vendeve ku kjo teori zbatohet në praktikë dhe jep rezultat.

Problemi i parë është se paratë që janë në qarkullim në Shqipëri, në gjysmën e tyre janë para që nuk i takojnë lekut, por i takojnë monedhave të tjera.

Ti nuk e lufton inflacionin në mënyrë efikase thjesht duke shtrënguar kreditimin e ekonomisë, për arsye se inflacioni në Shqipëri nuk ka thjesht tregues monetar.

Vjen nga fakti i mos funksionimit të sistemit ekonomik. Këtu janë grupe oligarkësh që nuk konkurrojnë në mënyrë të mjaftueshme me njeri tjetrin dhe e kanë mundësinë të mbajnë çmimet e larta.

Problemi është në strukturën e ekonomisë shqiptare, nga kartele dhe monopole dhe mos funksionimi i shtetit si rregullator.

Inflacioni ka dalë përtej asaj që duhet të ishte Banka e Shqipërisë do e justifikojë rolin e saj. Këtu mbahet parasysh edhe ndërhyrja e institucioneve ndërkombëtare.

Në sektorin e ndërtimit veprojnë rryma parash që në një pjesë shumë të madhe të tyre janë informale dhe nëse Banka e Shqipërisë do kishte si synim të ulte kreditimin për qytetarët që këta të mos merrnin kredi nga bankat dhe në këtë mënyrë do ngushtohej blerja e apartamenteve, kjo do ishte një harakiri.

Të gjitha veprimet e Bankës së Shqipërisë kanë sens, pasqyrohen lëvizjet siç duhen, kur ekonomia është ekonomia formale.

Të gjitha lëvizjet e Bankës së Shqipërisë, politikat monetare që në vende të tjera kanë ekonomi të qëndrueshme formale, nuk japin efekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy