‘Revolta’ e pedagogëve/ Isufi: Pikat e realizueshme, qeveria na sheh si kundërshtarë (VIDEO)

‘Revolta’ e pedagogëve/ Isufi: Pikat e realizueshme, qeveria na sheh si kundërshtarë (VIDEO)

Bojkoti i pedagogëve ka vijuar edhe këtë të enjte, ndërsa ka munguar mësimi i plotë në auditorë. Lidhur me këtë, pedagogu Ardian Isufi për MCN Live ka deklaruar se do vazhdojnë me bojkotin, ndërsa theksoi se pikat e tyre janë të realizueshme, por problemi qëndron në faktin që qeveria i sheh si kundërshtarë.

Ai tha se nga forumi dolën shumë mendime të mira nga profesorati ku tha se kishin në analizë kontratën që bën më të qartë stafet akademike për të drejtat e tyre dhe kthen sindikatat në partner të rëndësishëm për të dialoguar me institucionet.

Ne po vazhdojmë shumë fort këtu me bojkot, së pari duke sensibilizuar qeverinë shqiptare por gjithë institucionet kombëtarë është një protestë tërësore ku shohim që pikat tona janë realisht të realizueshme dhe ka një keqkuptim nga vëmendja e qeverisë sepse gjithë kohës na sheh si kundërshtar dhe jo partnerë për zhvillimin në arsim. Këto ditë jemi marrë për ti dhënë formë platformës së re në arsim e cila ka nevojë për një funksionalitet të ri bashkëkohor dhe pastaj padyshim në cilësinë e mësimdhënies dhe të tjerat me radhë. Nuk është vetëm çështja e financimit por edhe cilësia. Dolën shumë mendime të mira nga profesorati, kishim në analizë kontratën që bën më të qartë stafet akademike për të drejtat e tyre dhe kthen sindikatat në partner të rëndësishëm për të dialoguar me institucionet. Kontratat e punës duhen parë jo si dokument statik por domosdoshmëri për të rishikuar pozicionin e punës dhe të mirat që ka një profesor dhe staf akademik.

Më tej ai u shpreh se do të ketë dhe forume të tjera si ai i një dite më parë për ti thënë gjithë publikut rëndësinë që ka arsimi.

Ne nuk jemi militantë politik por jemi stafe akademike të cilët përtej një peticioni që duhet ti shkojmë deri në fund ka lidhje dhe me publikun. Bojkoti vazhdon, këtë e shohim nga peticioni që kemi firmosur, intimidime ka pasur dhe ky është një paradoks kur pedagogët bëhen palë me qeverinë, por ne do vazhdojmë fort.

Edhe pedagogia Enkelejda Olldashi, konfirmoni për vijimin e bojkotit, ndërsa theksoi se protesta e tyre nuk ka asnjë lidhje me partitë politike, duke hedhur poshtë pjesëmarrjen e tyre në protestën e thirrur nga Berisha në nëntor.

Ishte një forum i parë nxorëm disa ide ishte i vlefshëm si forum dhe na është kërkuar që ta vijojmë si ide me forume të tjera. Ajo që doli nga ky forum, do të zbardhet gjithë materiali për mënyrën sesi u organizua për një kontratë kolektive që do ketë specifikat e veta që do e çojmë përpara këtë forum. Do draftojmë si sindikatë, pati një impakt pozitiv. Protesta jonë nuk ka lidhje me asnjë protestë tjetër të organizuar nga partitë politike. Në mënyrë absolute nuk do jemi në protestën e nëntorit të opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy