Presidenti Obama ka reaguar dje në “Tuiter” pas lajmit për diagnostikimin e John McCain me kancer.
“John McCain është një hero amerikan dhe një nga luftëtarët më të guximshëm që kam njohur. Kanceri nuk e di se me kë do të përballet. Shërim të shpejtë John”, shkroi Obama.
Senatori amerikan u diagnostikua ditët e fundit me kancer në tru.



