Inkriminimi i policisë me krimin/ Ibraj: Ka shefa komisariatesh me 20 apartamente, duhet hetim pasuror për të gjithë drejtorët (VIDEO)

Inkriminimi i policisë me krimin/ Ibraj: Ka shefa komisariatesh me 20 apartamente, duhet hetim pasuror për të gjithë drejtorët (VIDEO)

Bashkëjetesa mes punonjësve të policisë dhe grupeve kriminale nuk është një fenomen i izoluar në Shqipëri. 

Avokati Kujtim Ibraj, i ftuar në “MCN Live”, solli disa raste dhe shembuj që, sipas tij, tregojnë se policia është e inkriminuar dhe e përfshirë në korrupsion.

Ibraj theksoi se duhet të kryhet hetim pasuror për të gjithë drejtuesit e policisë, pasi shifrat dhe mënyra e jetesës të disa prej tyre nuk justifikohet nga paga zyrtare.

Policia e Shtetit ka performuar shumë dobët muajt e fundit.
Baza e policisë është policia kriminale, ajo që merret me hetimet. 

Por policia kriminale lë shumë për të dëshiruar. Ka oficerë nën hetim, që janë pjesë e hetimeve në ngjarje kriminale, dhe disa prej tyre janë të lidhur me grupe kriminale.

Lëvizjet e shpeshta në detyrë, lobimet për emërime dhe shkarkime, si edhe ndikimet politike, e dëmtojnë rëndë strukturën.
Kemi oficerë policie që nuk dinë të shkruajnë, por kanë marrë Akademinë e Policisë. Pra problemet nisin që nga baza dhe vazhdojnë më lart. 

Sipas tij, financimi dhe lobimi nga grupe kriminale arrin deri tek drejtorët dhe shefat e komisariateve.

Kjo është kambanë alarmi. Drejtori i Policisë, z. Proda, nuk po e ushtron detyrën siç duhet. 

Me ligjin e ri ai ka kompetenca të plota. Mjaftojnë 13 drejtues të ndershëm në të gjithë qarqet, bashkë me drejtorin e përgjithshëm, dhe puna ecën mirë. 

Por nëse ata vetë janë produkt i emërimeve të gabuara, gjithçka shkon në interes financiar. 

E di që ke shefa komisariatesh me 20 hyrje banimi, me pasuri të mëdha, me lidhje me krimin dhe me korrupsion. Ka drejtorë që zotërojnë hotele. Si i kanë bërë këto me pagën e shtetit?. 

Duhet hetim pasuror për të gjithë. Të hetohen të gjithë, sepse janë të lidhur me njëri-tjetrin.

 Janë një kupolë mafioze që funksionon si grup kriminal dhe mbrojnë njëri-tjetrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy