
Numri i viktimave në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli u dyfishua gjatë fundjavës. Më shumë se 120 vetë kanë humbur jetën në këto luftime.
Në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli kanë humbur jetën të paktën 121 vetë, ka bërë të ditur, Organizata Botërore e Shëndetësisë. 561 vetë janë plagosur nga 4 prilli, koha kur shpërtheu konflikti i armatosur. OBSH bëri të ditur, se do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe do të nisë punonjës të tjerë në Tripoli, por shpreh shqetësimin, se puna e saj pengohet. Kjo organizatë dënoi „sulmet e përsëritura” ndaj ndihmësve dhe urgjencave të shpëtimit në kryeqytetin libian.
Për shkak të luftimeve të ashpra, Bashkimi Europian i tërhoqi edhe punonjësit e misionit ndërkombëtar të sigurimit të kufijve, EUBAM dhe i dërgoi në Tunizi. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u drejtoi së fundmi thirrje trupave në lindje të Libisë të gjeneralit Khalifa Haftari të ndërpresin operacionet ushtarake dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve nën drejtimin e OKB-së.



