Ligji i faljes, shansi i fundit për tatimpaguesit debitorë (VIDEO)

Ligji i faljes, shansi i fundit për tatimpaguesit debitorë (VIDEO)

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje bizneseve që të përfitojnë nga koha e mbetur e faljes fiskale. Të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime principali të papaguara në vitet 2011-2014 duhet të bëjnë pagesën brenda 40 ditëve.

Administrata Tatimore i bën apel të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime principali të papaguara për periudhën 2011-2014, të kryejnë sa më parë pagesën e këtij principali për të përfituar fshirjen/shuarjen e të gjithë detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara. Tatimet kujtojnë se tatimpaguesit mund të konsultohen me legjislacionin tatimor lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja në Udhëzimin e Ministrisë së Financave i cili gjëndet i publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në rubrikën e Legjislacioni Tatimor. Më herët tatimet njoftuan ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin. Nga ky proces kanë përfituar 28,158 tatimpagues. Deri në 15 nëntor shuma e faljes është 16 miliardë lekë, apo 117 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy