
Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, mund të përbëjë 90% të rasteve të reja me koronavirus në Evropë deri në fund të Gushtit. Kështu ka paralajmëruar agjencia e kontrollit të sëmundjeve të BE.
"Bazuar në përparësinë e vlerësuar të transmetimit të variantit Delta dhe duke përdorur parashikimet e modelimit, deri në fillim të gushtit ky variant mund të përbëjë 90% të rasteve të reja”, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në raportin e saj të rregullt të vlerësimit.
Varianti Delta është deklaruar "shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tani është përhapur në më shumë se 60 vende të botës. Është vlerësuar të jetë 40-60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, i zbuluar për herë të parë në Angli.
Mund të shoqërohet gjithashtu me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital dhe provat sugjerojnë që njerëzit që kanë marrë vetëm një dozë vaksine me dy doza janë më pak të mbrojtur ndaj tij sesa ndaj çdo varianti tjetër, pavarësisht nga lloji i vaksinës. Vaksinimi i plotë, sidoqoftë, ofron mbrojtje gati ekuivalente ndaj variantit Delta.



