Modeli japonez i pak testimeve dështoi, vendi drejt gjendjes së emergjencës

Modeli japonez i pak testimeve dështoi, vendi drejt gjendjes së emergjencës

Modeli i zgjedhur nga Japonia për përballimin e koronavirusit lavdërohej deri pak javë më parë, si një prej rrugëve më të suksesshme për të frenuar pandeminë. Shifrat i justifikonin këto lëvdata.

Deri më 17 mars, Japonia numëronte pak më shumë se 1500 persona të infektuar, ku gjysma e tyre ndodhej në anijen “Diamond Cruise", të bllokuar në portin e Yokohamas.

Në atë kohë u tha se çelësi i suksesit qëndronte tek testimi. Në vend të testimit masiv të popullsisë, siç bëri Italia dhe Korea e Jugut në zonat e prekura, Japonia vendosi që të përqëndrohej më fort tek gjurmimi i kontakteve të rasteve që konfirmoheshin dhe më pas izolimi i tyre për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Ky ishte vendimi i një komisioni ekspertësh të ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë në Japoni , që sipas sistemit politik vendas merr fuqi të plota, duke mënjanuar kështu edhe pushtetin e Kryeministrit Shinzo Abe.

Abe është shfaqur hera-herës partizan i testimeve masive, por kërkesat e tij janë penguar nga Ministria e Shëndetësisë. Por, tani duket se modeli japonez dështoi. Në vend është raportuar një rritje e frikshme e rasteve të reja me koronavirus, aq sa vendi pritet që të shpallë gjendjen e emergjencës ditën e martë.

Agjencia japoneze e lajmeve “Jiji Press” thotë se Shinzo Abe do të mbledhë pasditen e së hënës kabinetin qeveritar për të shpallur gjendjen e emergjencës. Masa pritet që të përfshijë edhe Tokion dhe Osakan, dy prej rajoneve më të mëdha të vendit.

Gjendja e emergjencës do të shpallet mbi bazën e një kuadri të ri ligjor, që u miratua së fundmi nga parlamenti vendas, e sipas të cilit kryeministri Shinzo Abe do më shumë pushtet, duke kontrolluar edhe komisionin e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy