Banorët e Shkozës kërkojnë ndihmën e Lusë dhe Vlahutinit: Nuk pranojmë të na hidhet poshtë mundi e djersa

Banorët e Shkozës kërkojnë ndihmën e Lusë dhe Vlahutinit: Nuk pranojmë të na hidhet poshtë mundi e djersa

Familjet e Shkozës, të cilave u prishen banesat, kërkojnë mbështetjen e asmbasadës së SHBA-ve dhe asaj të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje. Banorët e lagjes nr. 1 në Shkozë, me anë të një letre drejtuar këtyre dy ambasadave, i vënë ato në dijeni se nga projekti për rehabilitimin e lumit Lana preken rreth 153 banesa dhe banojnë mbi 300 familje të cilat “vetëm para pak ditësh janë informuar për skualifikimin nga procesi i legalizimit edhe pse kanë aplikuar nga viti 2006 bazuar mbi ligjet dhe rregullat e shtetit shqiptar”

Ata informojnë se një pjesë e mirë e banorëve janë të pajisur me leje ndërtimi që prej vitit 1960- 1991 dhe kurrë nuk kanë mundur të marrin certifikatën e pronësisë dhe se nuk janë njoftuar zyrtarisht për prishjen e banesave të ndërtuara prej vitesh.

“Po na privohet e drejta për të legalizuar banesat edhe pse kanë kaluar 11 vite, ndërkohë që kryeministri nuk ka lënë asnjë cep të Shqipërisë pa shpërndarë lejet e legalizimit. E njëjta situatë është edhe për ata që disponojnë lejet e ndërtimit.

Gjithashtu bëjnë me dije se nuk është afishuar asnjë projekt dhe nuk është marrë parasysh mendimi i komunitetit që jeton pranë, por punimet janë kryer në fshehtësi të plotë dhe pa asnjë informacion”shkruhet në letër.

Pallatet gjigante qe fshihen pas devijimit te lumit

Banorët shtojnë se është bërë me dashje devijimi i rrjedhjes normale të lumit Lanë dhe hedhin dyshime për ndërtime pallatesh nga emra me poste të larta

“Me hartimin e projektit për të cilën jemi njohur vetëm pak ditë më parë mendojmë se është bërë me dashje devijimi i rrjedhjes normale të lumit, pasi në dijeninë tonë në krahun e kundërt të lumit Lana do të ndërtohen pallate gjigande nga njerëz me emër e poste të rëndësishme’

Pse ndodhi perplasja e 14 shtatorit? 

Banorët informojnë dhe për ngjarjen e 14 shtatorit dhe përplasjen me policinë.
“Në kontaktet e marra me autoritetet e shtetit na është premtuar se do të ketë një VKM të posacme për shpronësimin e banesave që preken nga ky projekt. Por përkundër të gjitha këtyre premtimeve dhe pa asnjë njoftim zyrtar nga ana e shtetit për lirimin e banesave, në datën 14. 9. 2017 një lukuni njerëzish me uniforma e civilë kanë terrorizuar gra e fëmijë e të moshuar. Banorëve u është kërkuar që brenda dy orëve të largohen nga shtëpitë e tyre të ndërtuara me mund e sakrificë. Në të kundërt do të gjobiteshin për shkelje ligji.

Të ndodhur para kësaj situate çnjerëzore të krijuar nga institucionet shtetërore banorët u ndjenë të detyruar të reagonin me një protestë paqësore duke bllokuar rrugën si mënyra e vetme për të sensibilizuar autoritetet dhe opinionin publik.

Në orët pritjes së një reagimi të institucioneve jemi përballur me kërcënime të vazhdueshme nga ana e policisë së shtetit për mbylljen e protestës. Vetëm pak më vonë kjo protestë degradoi në dhunë fizike e psikologjike ndaj grave e të moshuarve, ndërkohë që një pjesë e burrave u shpqëruan në komisariatin nr 1. Nxitësi e përshkallëzim i kësaj situate ishte policia e shtetit” vijon letra.
“Ajo çfarë na është ofruar deri tani, në mënyrë jo formale, kredi e butë dhe banesa me qera nuk përmbush aspak kërkesat dhe nevojat tona, detyrimin që ka shteti ndaj nesh dhe nuk i përafrohet sadopak premtimeve të bëra.

Ne nuk jemi kundër zhvillimit urban të zonës por nuk mund të pranojmë të hidhet poshtë mundi e djersa e viteve të tëra.

Kemi trokitur në institucionet shtetërore dhe nuk kemi marrë anjë zgjidhje mendojmë se mundësia e vetme është ndërhyrja nga ana juaj.

Ndaj lutemi të përdorni cdo ndikim të mundshëm ndaj autoriteteve shqiptare në mënyrë që ata të reflektojnë pozitivisht e të na japin zgjidhjen e duhur”, shkruajnë banorët në letrën e cila është dërguar për dijeni edhe presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. / ORA / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy