A po tërhiqet Zelensky? (VIDEO)

A po tërhiqet Zelensky? (VIDEO)

Garanci ligjërisht të detyrueshme mbi sigurinë nëse Ukraina nuk pranohet në NATO. Është kjo kërkesa e fundit që bëhet nga presidenti Volodimir Zelenski dhe që tregon një tërheqje të Kievit nga qëndrimi që u përdor nga Rusia si shkak për të nisur luftën. Në një intervistë për agjencinë Reuters dhe median amerikane CNN, Zelenski thekson se nëse “partnerët nuk na duan në NATO, ne kemi nevojë për garanci sigurie ligjërisht të zbatueshme”.

Nuk dihet ende se çfarë garancishë kërkon konkretisht presidenti ukrainas dhe nëse kjo përfshin edhe një marrëveshje të Rusisë me Ukrainën për mos-sulmimin e njëra-tjetrës në të ardhmen.

Zelenski thotë se presidenti amerikan, Joe Biden nuk ka pranuar kërkesën e tij për të shpallur hapësirën ajrore të Ukrainës si zonë të ndaluar për fluturimet, çka do të detyronte Rusinë të mos dërgonte aty avionët ushtarakë.

E teksa Zelenski po intervistohej duke u shprehur për një armëpushim deri në takimin e dytë të delegacioneve, Rusia nisi bombardimin mbi Kievin. Sulmi me raketa ndaj një kullë televizive shkaktoi pasditen e së martës 5 viktima dhe 5 të plagosur.

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte lëshuar një paralajmërim për banorët e kryeqytetit, duke thënë se po përgatitet për të nisur “sulme shumë të sakta” kundër qendrave teknologjike të Shërbimit ukrainas të Sigurisë.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ndodhet në ditën e gjashtë, ndërkohë që një karvan 65 kilometra i gjatë me tanke dhe altileri ushtarake po avancon drejt Kievit.

Të dhënat e autoriteteve ukrainase flasin për mbi 5,700 trupa ruse të vrarë dhe mbi 200 të kapur rob lufte. Ndërkohë që rreth 200 civile ukrainas kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy