Andoni: Rezoluta kundër Iranit e miratuar vetëm nga Shqipëria, e tepruar. Ngjarjet në Gaza nuk kanë gjetur vend në kuvend (VIDEO)

Andoni: Rezoluta kundër Iranit e miratuar vetëm nga Shqipëria, e tepruar. Ngjarjet në Gaza nuk kanë gjetur vend në kuvend (VIDEO)

Me 79 vota të mazhorancës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet financues të terrorizmit, i ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. 

Në këtë rezolutë u shpallën si organizata terroriste edhe Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollah.

 

Analisti Ben Andoni, në një intervistë për “MCN Live”, e cilësoi këtë hap si të tepruar, duke theksuar se një rezolutë e tillë është ndërmarrë vetëm nga Shqipëria.

 

Në pamje të parë duket si një mbështetje për Shtetet e Bashkuara, por në thelb, është një veprim jashtë realitetit të situatës ndërkombëtare.

Parlamenti Evropian është një institucion shumë më i madh, i cili prej kohësh ka trajtuar çështjen e Iranit, sidomos sa i përket Gardës Revolucionare dhe politikave të saj, duke ndërmarrë edhe sanksione. 

Ndërkohë, një rezolutë e tillë e ndërmarrë vetëm nga Shqipëria duket e tepruar.

Rezoluta është e lodhshme dhe e nxituar. 

 

Andoni kritikoi gjithashtu mungesën e diskutimeve në Kuvend për çështje të tjera ndërkombëtare, si situata në Gaza, duke e konsideruar këtë një qasje të njëanshme.

 

Ngjarjet në Gaza nuk kanë gjetur vend në Kuvendin tonë, çka nuk është në përputhje me zhvillimet globale. 

Rezolutat parlamentare kanë më shumë vlerë simbolike dhe nuk sjellin ndryshime konkrete, ndërsa Shqipëria duhet të fokusohet më shumë në analizimin e qëndrimeve të saj përmes institucioneve si Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Disa vende evropiane mbeten skeptike ndaj përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, ndërsa Shqipëria, shpesh tregon një zell të tepruar për t’u pozicionuar në arenën ndërkombëtare.

 

Për Andoni, kjo prirje për të qenë në qendër të vëmendjes në politikën e jashtme është një vijimësi që, sipas tij, daton prej kohësh në historinë politike të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy