Prokuroria e Tiranës ka kërkuar zhbllokimin e llogarive të bllokuara nga dy kompanitë e mikrofinancës MCA dhe Final.
Lidhur me këtë temë në ‘MCN Economy’ Anxhela Doleci, përmbaruese gjyqësore shtetërore u shpreh se hapi i ndërmarrë nga Prokuroria më i shpejtë dhe i duhuri që duhej të merrej për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Ajo tha se keqinformimi i qytetarëve mbetet dhe problemi kryesor, por duhen marrë dhe masa për pronat dhe të shihen bazat ligjore.
Aktualisht në zyrën e shtetit këto institucione s’kanë sjell dosje për ekzekutim, kanë kaluar në privat por procedura është e njëjtë.
Mendoj se hapat e ndërmarrë nga Prokuroria janë të duhurat sepse duke qenë se llogaritë bankare janë në përdorim të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe kjo është hapi i shpejtë dhe duhuri që duhej marrë, është ndërhyrja më e shpejtë dhe efikase që i vjen në ndihmë qytetarëve.
Megjithatë mund të them se janë vetëm hapat e parë sepse duhen ndjekur dhe hapat e tjerë, të bllokimit që këta qytetarë kanë me pronat sepse do patjetër parë e gjithë procedura dhe duhet nxjerr një urdhër siç është bërë për bankat dhe për pronat.
Më tej ajo sqaroi se kjo është një problematikë shumë e madhe, ku dy kompani veprojnë në këto mënyra që dëmtojnë qytetarët që vijnë të shqetësuar dhe thonë se një detyrim nga 50 mijë lekë i ka shkuar në 7 mln lekë.
Këta persona abuzojnë me qytetarët e painformuar dhe me pozitën. Qytetarëve ju ushtrohet presion por se kush i telefonon, nuk dihet. Ky është problemi që nuk konfirmohet se kush i detyron që të paguajnë këtë shumëfishim.
Sa i përket titullit ekzekutiv, përmbarimi shtetëror asnjëherë nuk e tejkalon atë që kërkon gjykata, në momentin që gjykata nuk ta ka përcaktuar specifikisht mbetemi te detyrimi fillestar.
Por siç e thash duhen marrë masat dhe për pronat e bllokuara sepse ti nuk mund të bllokosh një pronë nëse jam unë debitore kur janë 3-4 bashkëpronarë, por problemi kryesor është të zgjidhet nëse është vendosur mbi baza ligjore ky bllokim apo jo.
Sa i përket legjislacionit mund të them se ai ka nevojë për përmirësim, por kërkon kohë, ndërsa ky është një rast imediat që kërkon zgjidhje. Nëse ka bashkëpunim mes institucioneve dhe meren hapa, patjetër që ligji të krijon hapësira dhe pasuritë e sekuestruara patjetër që mund të shërbejnë dhe në dobi të qytetarëve të dëmtuar.



