Shehi: Ballkani i Hapur krijoi idenë se çështjet në Ballkan janë të mbyllura. Të dalim me rezolutë për Kosovën (VIDEO)

Shehi: Ballkani i Hapur krijoi idenë se çështjet në Ballkan janë të mbyllura. Të dalim me rezolutë për Kosovën (VIDEO)

Deputeti Dashamir Shehi, e vlerëson si diçka pozitive mbylljen e nismës për Ballkanin e Hapur. Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se Edi Rama do kishte bërë mirë që mos t’i kishte hyrë fare kësaj çështje, duke thënë se ka shkaktuar vetëm një turbullirë. Madje Shehi e cilësoi si një iniciativë pothuajse personale mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç e cila iu mbivendos një plani shumë më të gjerë, paqedashës për Ballkanin, siç ishte Procesi i Berlinit. Sipas tij, duke sajuar një lëvizje të tillë u krijua një ide boshe që ne mund ti zgjidhim vetë punët tona, ndërkohë që nisma e Edi Ramës nuk solli asnjë avantazh. “Rama e ka kuptuar se nuk mund të vazhdojë kjo marrëdhënie preferenciale Tiranë-Beograd, përballë situatës që po ndodh në Kosovë. Politika e jashtme në disa raste mund ta interpretojë qeveria, por çështja e Kosovës nuk është më politikë e jashtme e thjeshtë, por është politikë kombëtare. Do i ftoja kolegët e mi të ulemi të bëjmë një rezolutë për çështjen e Kosovës. Përtej problemeve individuale mes dy Kryeministrave të vendeve, me një politikë të përbashkët pala shqiptare duhet të ketë unifikim. Vendimi që ka marrë Rama është i duhur, përtej gabimeve të së kaluarës, nga sot e tutje duhet ti kthehemi guidave që ka dhënë Europa. Në Kosovë jemi në kufijtë e përplasjes fizike me policë dhe bëjmë sikur nuk po ndodh gjë. Ne nuk mund të bëjmë palë të tretë me Kosovën, ne nuk mund të bëhemi ndërkombëtarë kur flitet për Kosovën. Kjo nuk është çështje e një qeverie, por është çështje kombëtare. Duhet të jemi gjithsesi bashkë dhe t’i koordinojmë gjithë vendimet që merren këtu dhe në Prishtinë. Nëse nuk merremi vesh bashkë, çfarë po i kërkojmë botës. Nëse bëhemi bashkë dhe zoti Kurti do ketë më shumë peshë kudo ku të ulet, se do ketë mbas dhe Shqipërinë. Në një farë mënyre Ballkani i Hapur e stopoi procesin e Berlinit dhe krijoi iluzionet se çështjet në Ballkan janë pak a shumë të mbyllura, ndërkohë që çështjet në Ballkan janë të hapura.” Shehi tha ndër të tjera se vetëm kur të integrohemi në Bashkimin Europian do të bien gjitha pretendimet nacionaliste në rajon. “Brenda Ballkanit kemi plagë që do të duan vite dhje instrumente të tjera për tu shëruar, nuk mjafton as diplomacia shqiptare dhe as nacionalizmi për t’i shuar këto probleme. Kjo bëhet me marrëveshje mes dy qeverive dhe dy Kryeministrave për të dalë me qëndrim të unifikuar.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy