Dorëhiqet shefi i zbulimit ushtarak izraelit, merr përgjegjësinë për sulmin e 7 tetorit

Dorëhiqet shefi i zbulimit ushtarak izraelit, merr përgjegjësinë për sulmin e 7 tetorit

Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen të mërkurën e 21 gushtit ndërsa mori përgjegjësinë për dështimin e mbrojtjes së kufirit në sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar.

Gjenerali Aharon Haliva, i cili ka shërbyer në ushtrinë izraelite për 38 vite, njoftoi në muajin prill se do të tërhiqet nga post i tij.

Ai është mes disa komandantëve të lartë izraelitë që deklaruan se kishin dështuar të parashikonin dhe parandalonin sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.

 “Dështimi i korpusit të zbulimit ishte faji im”, tha Haliva gjatë ceremonisë së largimit, ndërsa bëri thirrje për një hetim kombëtar “në mënyrë që të studiohen” dhe “të kuptohen tërësisht” arsyet që çuan në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Sulmi i 7 tetorit njollosi rëndë reputacionin e ushtrisë izraelite dhe shërbimeve të zbulimit, që më parë shiheshin si të pamposhtura nga grupet e armatosura palestineze si Hamasi.

Kreu i forcave të armatosura, Gjenerali Herzi Halevi dhe kreu i agjencisë Shin Bet të zbulimit, Ronen Bar, morën përgjegjësinë pas sulmit, por kanë qëndruar në detyrë gjatë luftës në Gazë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy