NATO: Do të dërgojmë më shumë trupa në Lindje të Europës

NATO: Do të dërgojmë më shumë trupa në Lindje të Europës

NATO do të dërgojë më shumë trupa në Lindje të Europës, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse”, thonë 30 liderët e NATO-s në një deklaratë të përbashkët.

NATO i bën thirrje Moskës që të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur.

“Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në përfundim të samitit të NATO-s.

Për dërgimin e trupave në Europën Lindore, NATO thotë se do të bëjë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme”.

“Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo përshkallëzuese”, thuhet më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy