
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se ka pranuar ftesën për të vizituar Penianin.
Lavrov e bëri këtë njoftim para mediave pas një takimi me homologun koreano-verior, Ri Yong Ho, në Moskë. Ai tha se nuk janë marrë vendime në lidhje me bisedime të mundshme mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ai tha gjithashtu se Rusia e mirëpret të ashtuquajturin normalizim i situatës në gadishullin Korean dhe mbështet kontaktet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



