Projektligji “Për arbitrazhin”, Kasmi: Propaganda e radhës nga qeveria! Kostoja 175 milionë euro është galopante

Projektligji “Për arbitrazhin”, Kasmi: Propaganda e radhës nga qeveria! Kostoja 175 milionë euro është galopante

Brikena Kasmi, ish-zëvendësministre e Drejtësisë deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se projektligji për arbitrazhin është propaganda e radhës nga qeveria që juridikisht është thjesht një ndryshim i ligjit të miratuar në 2016. Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Kasmi tha se ky projektligj fle në sirtarët e Ministrisë së Drejtësisë që në 2020 dhe se qeveria këtë nismë nuk po e bën për përmirësim. "Ka propagandë të radhës dhe një realitet që duhet ta sqarojmë. Kjo mazhorancë duke qeverisur që nga 2013, që nga 2014 trumbetoi ndryshimet në lidhje me një projektligj në lidhje me arbitrazhin. Në 2014 rishikoi të gjitha kontratat që kishin të bënin me klauzola arbitrazhi dhe jemi para faktit që ka një kosto të prodhuar në mbi 9 vite mbi 175 milionë euro që është kosto galopante për efekt të GDP-së për frymë. Çështja ‘Beccheti’ zë mbi 60% të shumës. Çështja Beccheeti meritonte një trajtim më të veçuar dhe ligjor. Para dy ditësh u diskutua ligji i ri për arbitrazhin në Kuvend. Juridikisht është thjesht një ndryshim i një ligji që po kjo qeveri ka miratuar në 2016. Ky projektligj fle në sirtarët e Ministrisë së Drejtësisë që nga 2020, që nga koha e pandemisë. Në këtë moment kur një institucion ndez motorët, jo për përmirësim, por për të prishur një kontratë me klauzola arbitrazhi që në këtë moment ne përballemi me një ndryshim, apo pseudo ndryshim ligjor. Them propagandë, se po të vëmë re tek klauzola e dispozitave kalimtare, si asnjëherë tjetër thuhet që çdo ligj tjetër që bie ndesh po me këtë ligj (e ka fjalën për atë të 2016), di të shfuqizohet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy