Ushtria ukrainase tha këtë të premte se ka bombarduar me sukses dy baza ajrore në Rusi gjatë natës , më pak se një javë pas një sulmi të madh me dronë ukrainas në aeroportet ushtarake ruse.
Në një deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se të paktën tre depo karburanti ishin goditur në bazën ajrore ruse në Engels, në rajonin e Saratovit, dhe pretendoi se ishte goditur edhe ajo në Diagilevo, në rajonin e Ryazanit.
Nga ana tjetër autoritetet ukrainase raportuan se një sulm me dronë rusë dhe raketa balistike vrau të paktën katër persona në Kiev, ndërsa disa rajone të tjera raportuan bombardime të rënda.
u", tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram.



