Starova: Partizani mund të kishte barazuar, festë e ekzagjeruar te Vllaznia

Starova: Partizani mund të kishte barazuar, festë e ekzagjeruar te Vllaznia

Sulejman Starova në rolin e specialistit të futbollit në “Skaner” në MCN TV, është shprehur se Vllaznia e meritoi fitoren ndaj Partizanit. Ai tha se skuadra e Brdaric nuk i la të kuqtë të organizoheshin.

Më tej, duke folur për festën e Vllaznisë në fund të ndeshjes, Starova deklaroi se është e ekzagjeruar, duke shtuar se Brdaric e bën këtë nga presioni.

“Vllaznia ishte shumë agresive në fillim të lojës, nuk i dha mundësi Partizanit të organizohej. Janë dy skuadra, që tentojnë të afrohen me kreun. Partizani bëri pak dhe e vuajti presionin e shkodranëve. Vllaznia e meritoi fitoren, por Partizani edhe mund të kishte barazuar.

Festa te Vllaznia është ekzagjerim i paparë. Brdaric është nën presion prandaj bën festën ashtu në fund të ndeshjes.”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy